Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti gjerman: Kujdes me mesazhet ndaj Shqipërisë, sidomos për zgjedhjet


Deputeti i CDU-së, Olav Gutting ka reaguar lidhur me raportin e KE-së për Shqipërinë. Gutting kujton se shqiptarët janë populli më pro BE por shton se mos-marrëveshjet e brendshme janë shqetësuese. Ai bën thirrje që të ndërkombëtarët të tregojnë kujdes lidhur me mesazhet që përcjellin, sidomos për zgjedhjet.

“Mbi të gjitha, Shqipëria është mik dhe partneri ynë, dhe nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE në rajon, bazuar kjo në të gjitha anketat e Bashkimit Europian. Ne gjithashtu kemi mbështetur Shqipërinë në perspektiven e saj drejt për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Me ndihmën e KfË, por jo vetëm, ne kemi investuar shuma të mëdha në Shqipëri, e cila ka bërë progres mahnitës nga periudha e diktaturës deri tek anëtarësimi në NATO dhe tani vend kandidat për në BE. Së dyti ne duhet të jemi sensitivë në dërgimin e mesazheve nga Gjermani në Shqipëri. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në përcjelljen e mesazheve ndaj Shqipërisë, si për shembull në lidhje me datën e zgjedhjeve”,- shprehet deputeti gjerman.

Mes të tjerash, Gutting shprehet kundër dhunës në protesta dhe bën thirrje për dialog mes palëve.

 “Ne mund të themi vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve, nuk janë një opsion. Kjo madje është e gabuar, dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshje politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare, jo përmes përplasjeve në rrugë. Së treti, ne duhet të përshëndesim progresin e Shqipërisë, të bazuar në raportin e Komisionit Europian, dhe të angazhohemi me përgjegjësi në rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet me Shqipërinë. Atje ka një progres të prekshëm. Unë pajtohem me idenë se ne duhet të shohim në proces sipas pikëpamjes tonë dhe ta analizojmë atë më pas. Por kjo duhet të ndodhë me dialog. Unë dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet. Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të ecur dhe probleme serioze për t’u zgjidhur. Në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe mbështetje të plotë.”, thotë Gutting.

Ditën e djeshme koalicioni qeverisës gjerman CDU-CSU reagoi përmes një deklarate të Johann David Ëadephul, i cili tha se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht nga ato që i janë lënë në 26 qershor të vitit 2018. Për më tepër ai përmendi mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, morkrilimin e SPAK dhe as të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *