Vendosni fjalën kyçe....

Duterte mban fjalën, anija me tonelata me mbeturina niset drejt Kanadasë (VIDEO)


Filipinet kanë dërguar ton mbeturina drejt Kanadasë, pas një proteste diplomatike 1-javore. Presidenti Rodrigo Duterte e kishtë kërcënuar që më parë Kanadanë se do i niste vetë mbeturinat dhe do t’i hidhte në ujërat e tyre nëse s’i pranonin.

Të premten në mëngjes, ministri i Punëve të Jashtme të Filipineve Teddy Locsin Jr,  publikoi një video të anijes duke u larguar nga porti. “Baaaaaaaaa bye, siç themi ne” , shkruan ministri.

Filipinet thonë se mbeturinat ishin dërguar në Manila në vitin 2014, duke u emërtuar si të riciklueshme kur në fakt nuk ishin të tilla, shkruan “BBC“.

Kanadaja ka rënë dakord të mbulojë koston e plotë të transferimit dhe asgjësimit të tyre, mirëpo ky proces u vonua për vite të tëra.

Bëhet fjalë për rreth 103 kontenierë me mbeturina që u dërguan në një anije mallrash në veri të Manilës. Këtu përfshihen mbeturina shtëpiake, shishe dhe çanta plastike, si dhe pelena të përdorura. 69 prej kontenierëve u nisën mbrapsht sot drejt Kanadasë, pesë vjet më vonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *