Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i ish-policit në Tiranë, arrestohet i dyshuari


Arrestohet personi i dyshuar lidhur me vrasjen e ish-policit Arben Bilali para shtëpisë së tij në Selitë.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar shtetasi 40-vjeçar Gjergj Cukali, i cili rezulton i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

“Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Arben Bilali, një ish-punonjës Policie u ekzekutua pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës më 30 janar.

Autorët braktisën mjetin e tyre në Sauk, në zonën e Mjull Bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor.

Pavarësisht se e kishin spërkatur mjetin me benzinë, autorët nuk mundën t’i vinin flakën për shkak të frikës se do zbuloheshin nga policia.

Ky ishte dhe gabimi i tyre pasi në mjet lanë gjurmë të cilat kanë bërë që grupi hetimor të jetë shumë afër zbulimit të ekzekutuesve, por jo porositësit. Pista kryesore që po ndjek prokurori në hetimin e kësaj çështje është ajo e hakmarrjes.

 Bilalit më parë i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, në të njëjtën zonë ku ai u ekzekutua.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *