Një fëmijë i vogël mori pjesë së bashku me familjen e tij në festimet e shtruara në Kremlin, por teksa qëndronte në tavolinë nuk mund të rrinte pa i futur duart nëprër pjata duke bërë një zbulim të ri.
Ai mori një fetë limoni për ta provuar por nuk shkoi gjatë dhe fëmija i rrudhi turinjtë nga shija e tij, për të buzëqeshur më pas.
Videoja u shpërnda në rrjetet sociale duke marrë komente dhe pëlqime të shumta, diçka që vetëm fëmijët mund ta arrijnë më së miri.