Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmë ton marijuanë nga Vlora drejt Puglias, 5 të arrestuar


Të paktën 5 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni të njësisë hetimore të Firences, të koordinuar nga prokurori i rrethit mafias në kryeqytetin toskan.

Mediat italiane shkruajnë se nga ky operacion janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 1 italian, të cilët dyshohet se vepronin në grup për të trafikuar marijuanë kryesisht nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni u zhvillua në krahinat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, Shqipëri duke kapur rreth gjysmë ton marihuanë.

Droga sillej nga brigjet e Shqipërisë në ato të Pulias. Nga këtu dërgohej në vendet kryesore tregtare italiane. Detajet e operacionit do të shpallen gjatë një konference shtypi që do të mbahet në selinë provinciale të karabinierëve në Firence.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *