Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj reagon ndaj OKB: Rusi i UNMIK ishte spiun i kamufluar si punëtor i huaj


Kryeministri Ramush Haradinaj ka raguar në Facebook, pak kohë pasi Kombet e Bashkuara reaguan për shpalljen e diplomatit rus të UNMIK-ut si person të padëshiruar.

OKB tha se rusi nuk mund të shpallej një person i padëshiruar në Kosovë.

Një zyrtar rus i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u arrestua nga Policia e Kosovës të martën gjatë një aksioni në Veri, pasi i njëjti pengoi policët gjatë arrestimit të të dyshuarve për kontrabandë.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së.

Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *