Vendosni fjalën kyçe....

I miri i nënës po na e mbron Teatrin


Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon që godina e Teatrit Kombëtar të shembet dhe në vend të saj të ndërtohet një i ri por për të njëjtën godinë gjatë kohës kur ishte në MJAFT ai kërkonte investimin në të ku edhe e quante “tempullin më të madh të artit shqiptar”.

Veliaj i MJAFT-it vlerësonte Teatrin Kombëtar dhe e mbronte atë duke kërkuar dhe investime për ngrohjen e tij, ndërsa sot Veliaj i Bashkisë kërkon shembjen e tij pasi është një godinë pa “asnjë vlerë të riparohet”.

Është e papranueshme që këta politikanë shqiptarë harxhojnë kaq shumë në fushatën elektorale, ndërkohë që nuk kujtohen të investojnë diçka minimale të padiskutueshme siç është ngrohja tempullit më të madh të artit shqiptar. Investim ky që në fund të fundit do të duhej të bëhej me lekët e taksapaguesve dhe jo me lekët e politikanëve”-shkruante Veliaj gjatë kohës kur ishte pjesë Lëvizjes MJAFT.

Ndërsa sot ai kërkon shembjen duke e quajtur të pavlerë dhe pa kapacitet për kushtet e kohës.

“Do të kemi një Teatër të ri modern që do të zgjasë 100 vite. E kemi testuar dhe nuk ka asnjë vlerë që të riparohet. Kishte kapacitet vetëm për të argëtuar ushtarët dhe nuk ka asnjë vlerë. Sot shumica e veprave në teatër kanë nevojë për një skenë fundore , pra për një hon të madh, ku skena të shkojë poshtë, për atë që quhet oxhak ku skena të shkojë sipër, ka nevojë që të kenë disa ambiente, të kenë një garderobë, të kenë hapësira.”-deklaronte Veliaj gjatë një dalje televizive në Mars të këtij viti në emisionin “Opinion”./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *