Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej nga Itali për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë


Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në qytetin e Vlorës. Mësohet se shtetasi me incialet R.K akuzohet në Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Në vitin 2008, gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për shqiptarin i cili rezulton të dënohet deri në 20 vite burg.

Bashkëpunimi Polici-Interpol-Komunitet, vë në pranga 36 vjeçarin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën në grup për kapjen e 36 vjeçarit.

Si rezultat, në një lokal të lagjes “Pavarësia” Vlorë, u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit R. K., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj shtetasit R. K., për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” sipas Kodit Italian, ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *