Vendosni fjalën kyçe....

KQZ refuzon kandidaturën e Fredi Bejlerit për Himarën, OMONIA: La në garë vetëm kandidatin e PS-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kandidaturën e për kryetar bashkie Himarë të Fredi Bejlerit, duke lënë në garë vetëm kandidatin e Partisë Socialiste Jorgo Goro.

Lidhur me këtë vendim të KQZ-së ka reaguar Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek OMONIA. Përmes një njoftimi për mediat, OMONIA thotë se ky ishte një vendim politik nga ana e KQZ-së.

 “Kolegji Zgjedhor në Tiranë duke konfirmuar në thelb vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me përbërje politike, i refuzoi të drejtën , kandidatit të pavarur për Kryetar Bashkie të Himarës, z. Dionis – Fredi Beleri, për të kandiduar në zgjedhjet e programuara për në 30 Qershor. U faktua edhe për ata sa kishin çfarëdo dyshimi, se edhe një herë tjetër edhe trupa dhe sistemi juridik përbën hallkë në zinxhirin e një mekanizmi manipulimi të MEG përsa i përket të drejtave të tij politike dhe elektorale.

Kandidati në fjalë  është pjesëmarrës i forumeve drejtuese të OMONOIA-s dhe për këtë arsye pjesëtar i gjithë betejave të komunitetit lokal në një sërë çështjesh që lidhen si me të drejta themelore sikundër ajo e sanksionimit të pasurisë së paluajtshme private si edhe me të drejta që rrjedhin nga natyra e banorëve si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek me më të rëndësishmen prej tyre atë të vetëdeklarimit dhe vetëpërcaktimit të identitetit etnik.

Në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat, atë të Partisë qeverisëse Socialiste, me çfarëdo pasojë që kjo sjell.”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

Mes të tjerash, Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek kundërshton dhe refuzimin e kandidaturës së Vasil Bollanos, ish-Kryetar Bashkie, i cili kërkonte të kandidonte si i pavarur për një vend në Këshillin e Bashkisë së zonës.

” Për fat të keq nuk është hera e parë që të tilla makinacione ndërmerren dhe ushtrohen në dëm të përfaqësimit autentik politik ose në strukturimin e pushtetit vendor të organizimit të pavarur të MEG, përmes OMONOIA-s dhe PBDNJ. Thjesht tanimë kanë vendosur të mos u përmbahen as preteksteve! Të refuzojnë paraprakisht duke rikujtuar atë “proces elektoral” të errët të Dhjetorit 1945!”, përfundon deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *