Vendosni fjalën kyçe....

Ministri gjerman: BE të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë


Ministri gjerman i Shtetit pwr Evropwn nw Ministrinw e Jashtme Federale Michael Roth ka folur sërish për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë qershor.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona”, deklaroi Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Federale për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”. Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me dy vendet ballkanike duhet të jetë qershori i këtij viti”.

Megjithatë, Ministri i Shtetit Roth ka një këndvështrim krejt tjetër. Duke pasur parasysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte “koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit,” tha ai. “Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai.

Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë për ndikim. “BE-ja nuk  ka për synim  vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Roth.

Të mërkurën Komisioni Europian rekomandoi që krerët e BE-së të nisin negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Arsyetimi  i dhënë ishte se të dy vendet kishin zbatuar “reforma mbresëlënëse në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit.” Presidenca e tanishme e  BE-së të cilën e mban Rumania e ka përshirëë këtë çështje në axhendën e ministrave europianë më 18 qershor. Dy ditë më vonë, samiti i BE-së do të trajtojë vetëm çështjen nëse ka përparim të mjaftueshëm në takimin e ministrave evropianë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *