Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është takuar me sekretarin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, për të diskutuar mbi shumë çështje. Tema që do të diskutohet më së shumti, sipas mediave ndërkombëtare, do të jetë Irani.
Pompeo e filloi udhëtimin e tij pesë ditorë në Evropë të premten, e që takimi me Merkel ishte shtyrë, ku edhe ai pritej që ta kritikojë Gjermaninë për shpenzimet e vogla në ushtri.
Ndër tjera, Pompeo pritet që t’i kërkojë Merkelit që të mos bëjë marrëveshje me kompaninë kineze Huawei, raporton Euronews.
Vizita e tij është aranzhuar më herët gjatë këtij muaji, por u anulua minutave të fundit për shkak të tensioneve me Iranin, një çështje në të cilën Berlini dhe Washingtoni kanë qëndrime të ndryshme.
Pompeo gjithashtu do ta vizitojë Zvicrën, Holandën dhe Britaninë e Madhe.
Duke folur para gazetarëve, Pompeo tha se me Gjermaninë do të diskutohet çështja e shpenzimeve ushtarake dhe kontributin në NATO, duke kërkuar që 2% e buxhetit t’i dedikohet ushtrisë.