Vendosni fjalën kyçe....

“Rama drejt fundit, s’ndalemi deri në largimin e tij” – Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ndodhet në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë ku po zhvillon një takim me qytetarët dhe mbështetësit e opozitës.

Ai lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama, për të cilit tha se është në vdekje politike klinike dhe se mbahet në këmbë nga një grup oligarkësh e pronarë mediash.

“Gjithë taksat tuaja në 4 vite po i jep me një dorë për 17 km rrugë. Në ditët e fundit, në kohën kur Rilindja është në vdekje klinike, krimet korruptive të Edi Ramës po marrin përmasa të papara. Imaghjinoni që gjithçka paguhet në Tiranë, të mbledhura bashkë, jo në një vit por në 4 vite, të gjitha të dhëna me një dorë, me një garë false, si Unaza e Re, 290 milionë euro. Ja ku na çon babëzia, kriminaliteti i një bande që vetëm qeveri nuk është. E ka lidhur fatin me 6-7 oligarkë, me pronarë mediesh, me një grup kriminelësh. Këta e mbajnë në këmbë organizatën kriminale të Rilindjes.” – tha Basha.

Basha tha se uragani popullor ka nisur dhe nuk do ndalet deri në plotësimin e misionit të saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërsa theksoi se banda qeverisëse i është vërsulur shqiptarëve për t’u grabitur çfarë ka mbetur.

“Ju po e shikoni si është atrmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme. Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar. Nga njëra anë qindra milion euro paratë e taksapaguesve shqiptarë që dikush do thoshte sot që ata po i luajnë kumar.

Jo, jo, kjo bandë kriminale ditën e e fundit në furrnaltës suaj që ka ndezur popullin është vërsulur si kurrë ndonjëhërë në histori, në atë që është buka e gojës së fëmijëve shqiptarë. 296 milion euro është njëra prej këtyre stekave vetëm për 17 km rrugë, për Milot- Balldren. Rrugën e florintë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanë, po për një grusht banditësh rreth tij.” – shtoi kryedemokrati.

Ai u bërti thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestës e së dielës, duke treguar qëndrueshmëri, vendosmëri e lirë ndaj klikës kriminale në pushtet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *