Vendosni fjalën kyçe....

“S’do e lejojmë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” – Vuçiç


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt bashkimit me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç, është shprehur se e ka paralajmëruar homologun e tij, Thaçi, lidhur me këtë gjë duke shtuar se autoritetet serbe do reagojnë ashpër dhe në mënyrë të vendosur lidhur me këtë gjë.

“Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë drejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur.” – ka thënë Vuçiç, shkruan Lajmi.net

Më herët, Thaçi është shprehur se në horizont po krijohen rrethana të reja që mundësojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Sipas presidenti serb, ndërkombëtarët e kanë siguruar se Kosova nuk do bashkohet asnjëherë me Serbinë pasi ata nuk do e lejojnë këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *