Me miliona njerëz në 2018-n humbën betejën me kancerin, një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve. Ndër më vdekjeprurësit në botë është kanceri i mushkërive sipas të dhënave nga OBSH.
Shqipëria renditet e dyta për peshën më të lartë të vdekje të shkaktuara nga kanceri i aparatit të frymëmarrjes në Europë, me 24.1% të vdekjeve prej tumoreve të shkaktuara prej tij. Ndërsa në vend të parë qëndron Hungaria me 27%.
Sipas një publikimi të Eurostat, konsumi i duhanit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut në shëndetin e popullatës dhe veçanërisht përdorimi i tij lidhet me përdorimin e e tij.
Në Shqipëri, vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017.
Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.
Në 26 shtetet anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna për 2016, një e katërta e të gjitha vdekjeve të raportuara ishin dy për kancer. Kanceri i mushkërive përbën 21% të të gjitha vdekjeve të lidhura me kancerin.
Në vitin 2016, pjesa e kancerit të mushkërive ishte më e larta në Hungari (27%), pasuar nga Polonia, Greqia dhe Holanda (të gjitha 24%).
Aksionet më të ulëta janë regjistruar në Portugali (15%), Lituani, Letoni dhe Suedi (të gjitha 16%) dhe Sllovaki (17%).
Shkaktarët kryesorë të vdekjes
Rritja e ndotjes, stili i jetesës dhe pasiguria e ushqimeve që konsumojmë po ndikojnë në rritjen e vdekjeve nga tumoret. Për vitin 2018 Instat raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret ishte 128.9 për 100 mijë banorë, me rritje 1.4% në raport me vitin e mëparshëm.
Në vitin 2018, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 21.804, duke shënuar 428 vdekje më pak se në vitin paraardhës me një ulje prej 1,9 %. Numri i vdekjeve sipas gjinisë është 11.667 për burrat, 0,5 % më shumë se në vitin 2017 dhe 10.137 vdekje të raportuara për gratë, 4,6 % më pak se në 2017.
Norma bruto e vdekshmërisë për vitin 2018 është 760,6 vdekje për 100 mijë banorë përkundrejt 773,7 që ishte në vitin 2017.
Referuar shkaqeve të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga “Shkaqet natyrale” 93,8 %, ndjekur nga “Aksidentet” me 2,1 %.
Në vitin 2018, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 53,2 % të vdekjeve gjithsej.
Ky grup sëmundje vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një nivel vdekshmërie 404,7 për 100 mijë banorë dhe krahasuar me vitin paraardhës ka një ulje prej 2,7 %.
Brenda grup sëmundjes të “Aparatit të qarkullimit të gjakut” përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “Sëmundje të enëve të trurit” me 31,7 %, “Sëmundjeve kronike të zemrës” me 27,2 % dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,3 %.
Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 16,9 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i dytë kryesor referuar numrit të vdekjeve të shkaktuara. Niveli i vdekshmërisë për këtë grup sëmundjesh është 128,9 për 100 mijë banorë dhe ka një rritje prej 1,4 % krahasuar me vitin 2017.
Në grupin “Tumore” përqindjen më të lartë e zë nëngrupi “Tumore të aparatit të tretjes”, me 34,5 % dhe nëngrupi “Tumore të aparatit të frymëmarrjes” me 24,1 %.
Vdekjet nga grup sëmundja “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, shënon një rritje prej 3,4 %, krahasuar me vitin 2017. Në këtë grup, 50,0 % të rasteve e zënë vdekjet mbi moshën 84 vjeç dhe shkaku specifik i vdekjes “Vdekje nga pleqëria” zë 97,2 % të vdekjeve në këtë grup.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor