Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, duhet të bëjë pa shërbimet e 2 lojtarëve për takimet kualifikuese për Euro 2020, ndaj Islandës dhe Moldavisë me 8 dhe 11 qershor.
I pari në listë është Egzon Binaku, i cili është dëmtuar me ekipin e tij Norrkoping në kampionatin suedez.
Mungesë tjetër është ajo e mesfushorit Ledian Memushaj. Vlonjati është grumbulluar me përfaqësuesen por ka shfaqur probleme fizike dhe vështirë se do të jetë në gjendje që të luajë në 2 takimet e ardhshme.
Tekniku italian nuk ka thirrur lojtarë të tjerë për të zëvendësuar mungesat por do bazohet te grupi tjetër i lojtarëve.