Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët vijnë nga mali”, BE reagon pas deklaratave të kryeministres serbe


Pas deklaratave të kryeministres serbe se ka zyrtarë shtetërorë në Kosovë “që vërtet kanë dalë prej malit”, vjen reagimi nga Bashkimi Europian.

Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, ka folur për Radio Europa e Lirë, ku ka thënë se “ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve” dhe se status-quoja nuk është mundësi.

Lidhur me deklaratat e kryeministres serbe, pati një reagim të fortë nga ana e shefit të diplomacisë në Kosovë, Behgjet Pacolli, i cili tha se Ana Brnabiç nuk do të mund të hyjë më në Kosovë për sa kohë ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe etnive që jetojnë këtu.

Ministri i Jashtëm e ka quajtur të “pështirë dhe krejtësisht të papranueshëm” komentin e Brnaniç në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *