Vendosni fjalën kyçe....

Udhëtime nga Aeroporti i Ohrit, TAV bisedime për linjë të rregullt autobusi nga Elbasani


TAV Macedonia promovoi ditën e sotme në Shqipëri aeroportin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut ku njoftoi edhe për fillimin e bisedimeve për futjen në treg një linje të rregullt autobusi për udhëtarët nga Elbasani në drejtim të Ohrit.

Aeroporti i Ohrit ofron një sërë linjash udhëtimi për në Evropë me çmim të ulët. Duke qenë se ky aeroport ka një rëndësi të veçantë dhe frekuentohet edhe nga udhëtarë nga Shqipëria kërkon një linjë të rregullt nga Elbasani në aeroportin e Ohrit.

Aeroporti i Ohrit është shumë afër Elbasanit, vetëm 1.5 orë me makinë, por dy qytetet nuk kanë linja të rregullta autobusi. Shqipëria, sidomos Elbasani është në zonën tone gravitacionale me potencial të madh për Aeroportin e Ohrit. Rrjedhimisht, linjat ajrore me kosto të ulët nga Aeroporti i Ohrit dhe afërsia gjeografike e të dy qyteteve mund të shfrytëzohen plotësisht nëse bashkërisht përkushtojmë përpjekjet tona për të arritur këtë qëllim.

Për të promovuar aeroportin sihte i pranishëm në takim me operatorët turistikë në Elbasan zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Operacione në TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

Siç u tha nga TAV Macedonia në Elbasan, Aeroporti i Shën Apostol Palit në Ohër ka gjithsej 18 destinacione, 8 prej të cilave janë të rregullta dhe në të njëjtën kohë janë fluturime ajrore me kosto të ulët gjatë gjithë vitit: Cyrih, Bazel, Vjenë, Londër, Malmo, Milano, Memingemi dhe ortmundi. 10 destinacionet e tjera nga Aeroporti i Ohrit janë sezonale, domethënë në periudhën nga prilli në tetor: Amsterdam, Bruksel, Stamboll, Talin, Tel Aviv, Varshavë, Eindhoven, Katovicë, Mastriht, Adana.

Linjat ajrore që aktualisht fluturojnë nga Aeroporti i Ohrit janë: Wizz Air, Edelweiss, GermaniaFlug, Pegasus, Onur Air, Corendon, Eurowings, Brussels Airlines, TUIFly, Nordica, Enter Air, LOT dhe Helvetic.

Në fillim të këtij muaji, Aeroporti i Ohrit u rendit nga ana e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (Airports Council International – ACI) në mesin e 3 aeroporteve kryesore në Evropë, në bazë të rritjes së lartë të numrit të udhëtarëve në tremujorin e parë të vitit 2019, e cila është 63.9%, një shkallë shumë më e lartë se mesatarja e BE-së, e cila është 4.4%.

TAV Maqedonia sot në Elbasan, informoi udhëtarët potencialë nga Shqipëria se për më shumë informacione mund të vizitojnë faqen e internetit të aeroportit të Ohrit: http://ohd.airports.com.mk, ku mund të gjejnë numra kontakti nga aeroporti i Ohrit dhe kontakte nga linjat ajrore që fluturojnë nga Ohri, ku mund të informohen rreth biletave të linjave ajrore.

Përveç promovimit të Aeroportit të Ohrit, si pika më e afërt e Elbasanit, TAV Macedonia sot gjithashtu promovoi 42 destinacionet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, duke përfaqësuar zhvillimin e madh të arritur në të dy aeroportet në lidhje me rritjen e numrit të udhëtarëve në 10 vitet e fundit, pas hyrjes së TAV-it në tregun maqedonas.

TAV Maqedonia vazhdon me rritjen e numrit të udhëtarëve në muajt e parë të vitit 2019. Nga anari e deri në prill të vitit 2019, gjithsej 694.227 udhëtarë kanë udhëtuar nëpërmjet dy aeroporteve – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti i Shën Apostol Palit në Ohër, që paraqet një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *