Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Unaza e Re: Nesër të gjithë bashkë të shkulim të keqen nga rrënjët


Lulzim Basha i cilësoi ata si shembullin e rezistencës. Por, ndonëse ata e kanë zmbrapsur të keqen nga shtëpitë e tyre, Basha përmendi dy prova, që tregojnë se e keqja në këtë vend nuk është ndalur.

Basha ftoi të gjithë shqiptarët ditën e nesërme për të shkulur të keqen nga rrënjët.

Ju i kenë dhënë betejës qytetare dhe kombëtare frymëzimin. Nga rezistenca juaj dhe përballja me të keqen është shtrirë anë e mbanë Shqipërisë për çlirimin e Shqipërisë nga kjo bandë kriminale, hajdute e shtazarake.

Unaza e Re ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë, është modeli i forcës së qytetarëve të bashkuar kundër një tiranie të krimit, një bande në pushtet dhe pushtetarësh të bërë 1 me banditët. ”- tha Basha.

Sipas Bashës qeveria nuk ndalet “është 80 km në veri nga ku ndodhemi ne, është 10 fishuar njësoj si kanceri. 300 mln duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren. Paratë e xhepave tuaja. Që ta ndalim të keqen, njësoj si kancerin, duhet ta shkulim me rrënjë”,- tha ai, duke i ftuar në protestën e nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *