Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon e dytë: Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka publikuar videon e dytë për sotë ku bën thirrje për protestën e nesërme para kryeministrisë.

Në videon e dytë, shihen të gjithë personat nga mazhoranca të akuzuar nga opozita për lidhje me trafikantët apo edhe përfituesit e koncesioneve.

Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve! Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00”-shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *