Vendosni fjalën kyçe....

Dua Lipa “mposht” Rita Orën, albumi i saj më i dëgjuar në Britani


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, është artistja femër që e ka albumin më të dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Ajo ka arritur që t’i tejkalojë edhe albumet legjendare të Adele, të cilat po ashtu kanë thyer rekorde dëgjueshmërie në Britani të Madhe e edhe në Botë.

E madje Dua e ka tejkaluar edhe Rita Orën, e cila është radhitur e pesta me albumin e saj Phoenix.

Derisa Rita Ora ka publikuar një imazh në profilin e saj në Instagram me të dhënat e vitit 2018-të, me një mbishkrim gjigant, ajo e ka mbuluar emrin e Dua Lipës që dilte pranë saj, duke shkruar “So Cool”.

Kujtojmë se të dyja këngëtaret me origjinë të njëjtë e të rritura në Londër, ndonëse shumë pranë njëra tjetrës, nuk flasin me njëra tjetrën për arsye ende të panjohura për publikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *