Vendosni fjalën kyçe....

George Clooney i jep mundësinë fansave të dalin në takim me të dhe Amal (VIDEO)


Aktori amerikan George Clooney dhe gruaja e tyre Amal u kanë ofruar mundësinë fansave që të dalin në një takim dyshe, pikërisht në vilën e tyre të famshme në liqenin e Comos.

Çifti i famshëm ka zgjedhur një hotel me katër yje aty pranë për çiftin e fansave, që të qëndrojnë aty pas takimit.

Aktori ka publikuar një video të vetes, ku shpall njoftimin për ankandin.

“Përshëndetje, unë jam George Clooney, dhe unë jam këtu për t’ju ftuar të vini në Itali me gruan time dhe mua”, thotë aktori.

Këtu ai ndalet nga drejtori që i kërkon të ndjekë skenarin dhe të fokusohet te Amal, pasi është ajo “që shet”.

‘Përshëndetje, unë jam burri i Amal Clooney, George, dhe ne do të donim që të vinit me ne në Liqenin e Comos.

Për të përfituar Fondacioni Clooney për Drejtësi, ne po ju ftojmë ju dhe një mysafir që të shkoni në një takim të dyfishtë me Amal, një avokate me famë botërore, profesore e shkollës së drejtësisë dhe një mendimtare kryesore mbi konceptin e drejtësisë në të gjithë botën dhe me mua, një aktor…”, thotë George.

Për të marrë pjesë në ankand mjafton të bëni një donacion në favor të Clooney Foundation, që ka për qëllim luftën ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në botë.

Mjafton të klikosh në platformën Omaze dhe të bësh veprimet për donacionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *