Vendosni fjalën kyçe....

“Hapet fushata e blerjes së votës, në Elbasan nis shpërndarja e ushqimeve”-Denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të dërguar nga qytetari digjital ku sipas tij në qytetin e Elbasanit është hapur ajo që ai e quan “fushata e blerjes së votës”.

Berisha shkruan se nën mbikëqyrjen e policisë po fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendrat arsimore me moton “ushqim për votë”.

“Ushqim për vote! Hapet ne Elbasan fushata e blerjes së votës!

Nen mbikëqyrjen e policisë fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nen moton “ushqim për votë”.

Postimi i plotë:

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr!

SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë.

Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.

Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *