Vendosni fjalën kyçe....

I miri i nënës, fushatë si Edi Rama në 2017-ën, ngre dy gishtat lart (Krahasimet)


“I miri i nënës”-Erion Veliaj,  të cilin “Hashtag.al” ka vendosur ta quajë kështu gjatë të gjithë fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës, vazhdon të ecë në gjurmët e shefit të tij, Edi Ramës.

Një moment nga fushata e Ramës:

Sot, me dy gishtat lart, edhe për shkak të rastësisë së numrit rendor në fletën e votimit, përveçse strategjisë (Ashtu siç ishte edhe Partia Socialiste e Edi Ramës në zgjedhjet e 2017-ës), ka ekspozuar dhjetëra fëmijë, njërin prej të cilëve e mbante në krahë, duke nisur kështu fushatën e tij. Të stampuar në një bluzë të gjelbër që e mbante veshur, kishte po kështu “2”-shin.

Erion Veliaj sot:

Diferenca është se sot Veliaj kandidon i vetëm, pa ndonjë kandidat të opozitës përballë, ndryshe nga Rama që e kishte përballë Partinë Demokratike, simbol i së cilës janë dy gishtat lart./Hashtag.al

Shënim: “Hashtag.al” ka vendosur të mos e publikojë videon e “Të mirit të nënës” për shkak se në të ka fëmijë që përdoren për fushatë, edhe pse sot është 1 qershori, dita e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *