Tërmetet me epiqendër në Korçë kanë lënduar 4 persona si dhe kanë shkaktuar dhjetëra dëme materiale.
Sipas autoriteteve, 6 lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonë.
Të dëmtuarit janë nga fshati Flloq dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën pas transportit të shpejtë në qendrat shëndetësore.
50 banesa mësohet se janë dëmtuar në këtë fshat dhe një tjetër, në Qafëzezë, ndërsa edhe 10 të tjera janë dëmtuar në fshatin Vidovë.
Emergjencat civile po pajisin banorët në zonat e rrezikut me çadra.
Momenti nga lëkundjet i filmuar me celular:
DETAJET E PLOTA NGA AUTORITETET:
Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.
Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.
Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.
Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulet vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë.
Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme.
Situata po ndiqet në vazhdimesi me prefekturat dhe gjithë institucionet./Hashtag.al
Video marrë nga “Balkanweb”