Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Gegës nga stoli, klubi sqaron: Ndërpreu kontratën për arsye familjare


Klubi i Partizanit ka sqaruar largimin e trajnerit Skënder Gega në mënyrë të papritur pas fitimit të titullit kampion me demat e kuq.

Në një deklaratë nga klubi, sqarohet se arsyet e largimit të tij janë personale, duke u larguar kështu pas suksesit me “të kuqtë”.

Deklarata e plotë:

Klubi i Futbollit Partizani falenderon trajnerin Skënder Gega për arritjen e fitimit të titullit të 16 Kampion të Shqipërisë, i cili u rikthye në shtëpi pas 26 vitesh.

Trajneri Gega ka një meritë të padiskutueshme në arritjen e këtij suksesi fantastik. Falë kontributit, punës, sakrificës, përkushtimit dhe disiplinës, Gega arriti të krijonte një grup triumfues, duke fituar respektin e lojtarëve, stafit drejtuesve dhe tifozëve të shumtë të Partizanit.

Klubi saktëson se për arsyet e tij personale, trajneri Gega ka vendosur të ndërpresë me mirkuptim kontratën mes dy palëve, për të mos vijuar të jetë në drejtimin e ekipit edhe në sezonin e ardhshëm.

Presidenti Gazment Demi dhe Drejtori Olsi Rama dëshirojnë të falënderojnë trajnerin Skënder Gega, i cili pas suksesit si lojtar, arriti ti dhuroj klubit një tjetër trofe kampioni edhe si trajner i Partizanit.

Klubi falënderon trajnerin Skënder Gega për emocionet dhe performancën e shkëlqyer që ekipi rregjistroi në drejtim e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *