Futbollisti spanjoll Jose Antonio Reyes, 35 vjeç, ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik ndërsa një makinë shpërtheu në flakë.
Bashkë me të ndërroi jetë edhe kushëriri i tij 23 vjeç, ndërsa ia ka dalë të mbijetojë një pasagjer tjetër por që po vuan nga djegie të mëdha.
Ylli i “Arsenalit” dhe “Real Madrid”-it, Reyes u përfshi në një përplasje trafiku në Utrera, qytetin e lindjes së tij afër Seviljes, në Spanjë këtë mëngjes, shkruan “DailyMail”.
Sipas kanalit televiziv spanjoll Deportes Cex, aksidenti ka ndodhur mes Utreras dhe Seviljas.
Fubollisti la pas tre fëmijë, vajzat Noelia dhe Triana, djalin Jose Antonio Jr dhe gruan e tij Noelia Lopez, me të cilën u martua në qershor 2017.