Vendosni fjalën kyçe....

“Netflix” rrit çmimet për klientët britanikë


“Netflix” ka njoftuar  konsumatorët në Britani të Madhe se tani do të duhet të paguajnë më shumë për abonimet e tyre.

BBC” shkruan se tarifa standarde për transmetimin e shfaqjeve televizive dhe filmave në dy pajisje në të njëjtën kohë që më përpara ishte 7.99 pound, tani do të jetë 8.99 pound.

Tarifa premium, e cila lejon katër pajisje, do të rritet nga 2  pound në 11.99. pound.

Abonimi bazë aktualisht i kushton përdoruesve të “Netflix” 5,99 pound dhe është e vetmja tarifë që do të qëndrojë e njëjtë.

Rritjet e çmimeve do të shtyhen deri në javën e ardhshme për klientët ekzistues, ndërsa anëtarët e rinj do të paguajnë menjëherë tarifat më të larta.

Çmimet për shërbimin e transmetimit të fundit u rritën në tetor 2017.

“Netflix” thotë se herë pas here u duhet të rrisin koston “për të pasqyruar investimet e rëndësishme që kemi bërë në shfaqjet dhe filmat e rinj televizivë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *