Partia Socialiste sot hapi fushatën për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
Në hapjen e fushatës mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili mbajti një fjalim të gjatë ku shumicën e kohës e mori mesazhet për opozitën.
Rama pasi kritikoi opozitën duke mos hyrë në zgjedhje dërgoi edhe mesazhe nëse duan të bllokojnë apo prishin votimin në 30 Qershor.
Rama i paralajmëroi me burg apo edhe bllokimin e lëvizjes jashtë vendit.
“Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave për shkak të një plaku të marrë, ndaj do ju dalim borxhit gjatë gjithë këtyre ditëve, do ju tregojmë me durim ku janë kufijtë e ligjit, do ju tregojmë çfarë thuhet në kod. Do jemi të vërtetë dhe do ju themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhore.
Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE. Unë kam bindjen se 30 qershori do jetë një ditë ku shumë prej atyre që i dalin atyre në krahë s’ do pranojnë t’ju binden”-deklaroi Rama.