Reshje të dendura shiu dhe breshëri përfshinë disa fshatra dhe qytetin e Elbasanit sot pasdite. Stuhitë ishin aq të forta sa breshëri zbardhi vendin dhe dëmtoi mjaft të mbjella, vreshta, perime dhe dru frutorë.
Kjo stuhi ka shkaktuar mjaft dëme në bujqësi për shkak se gjithçka tashmë ndodhet në fazën e pjekjes. Dëme të mëdha janë shkaktuar në fshatin Godolesh ku shiu dhe breshëri kanë dëmtuar plantacionet me qershi.
Dëmi është i pallogaritshëm pasi ky është momenti kur qershitë vilen dhe dalin në treg. Por edhe në fshatra të tjerë raportohet se breshëri ka dëmtuar sera, parcela me të lashta dhe grurë, vreshta, pjeshka dhe drufrutorë. Pritet te ngrihet nga grup pune për llogaritjen e dëmeve.
Rrebeshi i pa zakontë i shiut dhe breshrit ka bërë që të përmbytet edhe disa banesa dhe rruga në Krastë si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Manazeres.