Konflikt mes disa personave në fshatin Pezë të Tiranës. Një i plagosur rëndë, i cili transportohet drejt spitalit të Traumës, pas nxjerrjes së armëve mes tyre. Mësohet paraprakisht se emri i të plagosurit është Enver Karaj.
Autori i dyshuar i plagosjes së tij , një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është vetëdorëzuar në polici. Ai është Flamur Karaj dhe të plagosurin e ka kushëri.
Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punohet për të zbardhur ngjarjen.
“Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy kushërinjëve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjeherë për ndihmë mjekësore.
Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.