Pas lëkundjeve të tërmetit, që tronditën ditën e sotme qytetin e Korçës, duke lënë dhjetëra shtëpia të shkatërruara, në ndihmë të banorëve janë vendosur edhe Efektivë të Forcave të Armatosura të Mbrojtjes.
Në zonat e prekura janë vendosur çadrat, shtretërit dhe batanijet për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan.