Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret, nuk pranojmë kushte të reja nga BE-ja për vizat


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk pranon kushte të reja për liberalizimin e vizave, qoftë heqja e taksës apo themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Pas forumit të sigurisë, mbajtur në Mal të Zi, Thaçi tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, duhet të respektohen dhe implementohen në tërësi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por jo me aspiratat e ndokujt që mund të cenojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës apo integritetin territorial të saj.

Kosova ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion para së gjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave, por kushtet e reja nuk do të pranojmë. Sa për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi, qoftë edhe asociacionit për liberalizimin e vizave. Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi”- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *