Neymar po përballet me akuza për përdhunim dhe i acaruar ka vendosur t’u japë fund njëherë e mirë duke publikuar një video.
Pasi u akuzua për agresion seksual ndaj një vajze në Paris, ylli PSG-së ka publikuar bisedat që kishin shkëmbyer në “Whats App” duke mohuar kështu akuzat.
Në bisedën e futbollistit brazilian me vajzën e cila supozohet se është përdhunuar, shihet një raport shumë i afërt. Madje ajo i dërgon foto dhe video nudo futbollistit.
“Jam i detyruar të bëj publike të gjithë momentet tona intime për të vërtetuar se nuk ka ndodhur asgjë nga ajo që akuzohem. Ajo që ka ndodhur është një raport normal ndërmjet një burri dhe një gruaje, diçka që ndodh ndërmjet të gjithë çifteve. Një ditë më pas nuk ka ndodhur asgjë, kemi vazhduar të shkëmbejmë mesazhe. Jam akuzuar për përdhunim, një fjalë e rëndë. Me kapi në befasi, është shumë e turpshme dhe e rëndë ta dëgjoj. Kush më njeh e di shumë mirë se nuk jam i aftë të bëj diçka të tillë, ishte një kurth nga njerëz që dëshirojnë të përfitojnë”, shprehet Neymar në videon e publikuar në “Instagram”.
View this post on Instagram
Cilat janë akuzat?
Sipas dokumenteve të policisë, gruaja – emri i së cilës nuk bëhet i ditur- e njihte Neymar në “Instagram” dhe ai e kishte ftuar të takoheshin në Paris.
Ai i dha asaj një biletë nga Brazili në Francë dhe një rezervim në një hotel luksoz në Paris.
“Kur Neymar erdhi në hotel më 15 maj, ai ishte me sa duket i dehur”, pohon gruaja.
Pas bisedës dhe përqafimeve “në një moment, Neymar u bë agresiv dhe përmes dhunës bëri marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të viktimës”, thuhet në dokumentin e policisë.
Gruaja u kthye në Brazil dy ditë më vonë, pa e raportuar ngjarjen në policinë franceze, sepse ishte “emocionalisht e tronditur dhe e frikësuar për të regjistruar faktet në një vend tjetër”, vazhdon dokumenti.
Por Neymar i mohon të gjitha këto akuza, duke e konsuderuar atë që ndodhi një marrëdhënie normale mes një burri dhe një gruaje.