Më tej në fjalën e tij kreu i opozitës deklaroi se orës së tiranisë i ka ardhur fundi dhe minutat e saj po numërohen mbrapsht.
Basha theksoi se kurrë më parë nuk janë mbledhur një grusht kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh kriminelë me në krye me Edi Ramën për të grabitur dhe dhunuar shqiptarët.
Basha theksoi se opozita e bashkuar dhe qytetarët nuk do tërhiqen asnjë hap pas deri në largimin e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Rama teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë tregon se pushteti i tij ka marrë fund. Pushteti oligarkëve që e mbajnë me serum pushtetin kriminal të Ramës. Pushteti i Ramës ka marrë fund edhe në sytë e çddo shqiptari, në sytë e çdo socialisti. 40 milionë euro mori te Unaza dhe pasi u kap dhe nuk u ndëshkua, kërkon të vjedhe 300 milionë euro te Milot-Balldren. Ky komb është bashkuar në histori drejt kauzave të mëdha dhe me bashkimin e tij ka bërë të mundur largimin e të keqes dhe ka hapur rrugën drejt përparimit të tij. do t’ju marrë çdo qindarkë nga xhepat dhe ju vërë mbi kokë kriminelët që t’ju mbikqëyrin. Orët e tiranisë po numërohen mbrapsht. Ora e lirisë po afron. Rama ik. Askush nuk e ndal fuqinë e një populli të bashkuar për liri e demokraci. Ndërsa ora numëron mbrapsht ti ke vetëm një rrugë Edi Rama. Ik. Qeveri tranzitore, zgjedhje parlamentare, një parlament dhe qeveri prej popullit dhe prej popullit është zgjidhja. Çdo orë që kalon e shton zullumin. Dhe prandaj zgjidhja është largimi sa më shpejt i tij.”