Pas largimit nga parlamenti, kreu i PD-së, Basha dhe qytetarët jaë tubuar në oborrin e selisë blu, ku kryedemokrati i ka falenderuar qytetarët për mbështetjen masive ndërsa më pas ka thirrur një mbledhje urgjente me Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë e PD-së, krerët e Bashkive që drejtohen nga PD-ja dhe grupin parlamentar të forcës politike që drejton.
“Sollët shpresën dhe besimin te e nesërmja që po lind. Edi Rama dhe banda e tij kriminale ta harrojnë se do e mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar njerëzit e duke vjedhur vota për të imponuar krimin. Shqiptarët nuk do të pranojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë. Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë. I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet”, u shpreh Basha nga selia e PD.