Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë kërkoi opozita për protestën e sotme, por policia nuk e lejoi


Opozita ka kërkuar leje për një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë, por policia i ka kthyer përgjigje në një shkresë ku thuhet se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe deri në orën 21:00.

Për mbarëvajtjen e kësaj proteste, mësohet se do të jenë në gatishmëri rreth 1700 efektive policie.

Ashtu siç në protestat e mëparshme, do tëq ketë në dispozicion edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj. 

Autobotet specialë që lëshojnë ujë dhe gaz për shpërndarjen e turmës nuk do të mungojnë gjithashtu.

Kryeministria dhe Parlamenti edhe sot do të jenë të rrethuara me kordonin e hekurt, ndërkohë që në sheshin rreth Parlamentit do të ketë edhe tela me gjemba.

Protesta e fundit u mbajt më 25 maj, kur opozita qëndroi paqësisht në sheshin përpara Kryeministrisë. Mbi 5000 balona u ngritën në qiell me mbishkrimin “Rama ik”, ndërkohë që në murin e Kryeministrisë u publikuan zyrtarë të së majtës të faktuar për lidhje me krimin në vitet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *