Vendosni fjalën kyçe....

Del në shitje shtëpia e mafiozit të ekranit, Tony Soprano


Del në shitje shtëpia e “bossit mafioz” të ekranit Tony Soprano, rreth 20 vite pas fillimit të transmetimit të serisë televizive.

Sikurse shkruan “CTV News”, prona është vënë në shitje për një çmim prej rreth 4.6 milionë dollarë.

Shtëpia e cila është pronë e Patti dhe Victor Recchia, u përdor në të gjithë dramën televizive “The Sopranos”, nga viti 1999 në 2007.

Pronarët besojnë se lidhja e Hollivudit me shtëpinë e tyre do të nxisë kërkesën, duke u sjellë atyre më shumë fitime.

Pjesa e brendshme e shtëpisë u kopjua në një studio në New York për shfaqjen, por prodhuesit e serialit ktheheshin vazhdimisht në këtë pronë për xhirime nga jashtë.

Për më shumë se 5,600 metra katrorë, shtëpia në lagjen North Caldëell në New Jersey, ka katër dhoma gjumi, katër banjo, dy garazhe me dy makina dhe një shtëpi për mysafirë me një dhomë gjumi.

Shitësit kanë vendosur të mos përdorin sekser, duke i ftuar palët e interesuara të komunikojnë me e-mail deri më 21 qershor.

Tifozët e serialit gjatë kësaj kohe kanë bërë shpesh vizita në këtë shtëpi. Kur James Gandolfini u nda nga jeta në vitin 2013, aktori që luajti rolin e Tony Sopranos, tifozët lanë lule, qirinj dhe një thes me makarona pranë oborrit të pronës në New Jersey.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *