Një nga shumë protestuesit e mbledhur para parlamentit është qëlluar me plumb nga policia dhe ka përfunduar në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sipas ish-deputetëve të PD-së, Spahia e Baçi, i plagosuri është i riu nga Fieri, Ende Bostani, i cili është qëlluar me plumb gome në pulpën e këmbës së majtë.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme, ndryshe nga protesta e javës së shkuar, policia ka përdorur gazin lotsjellës ndaj protestuesve.