Vendosni fjalën kyçe....

Ish-fituesi i Sanremos, arrestohet për vjedhje në qendrën tregtare në Milano (VIDEO)


Ish-fituesi i Sanremos, Marco Carta është ndaluar nga policia pas akuzave se ka vjedhur 6 bluza të shtrenjta në një qendër tregtare në Milano.

Carta u arrestua sëbasdhku me një grua 53 vjeçare,mbrëmjen e së premtes, ndërsa po largoheshin nga qendra tregtare La Rinascente me bluza që kapnin vlerën e 1200 eurove.

Por sikurse shkruan “Repubblica“, gjyqtari në seancën e së shtunës nuk e mbajti Carta-n në arrest por vetëm gruan.

Vendimi i gjyqtarit është bazuar në faktin se kaçavida dhe bluzat e vjedhura ishin në çantën e gruas. Policia po shikon videot e regjistruara nga kamerat e dyqanit.

Këngëtari u largua nga gjykata duke thënë: “Unë nuk vodha, jam i lumtur që mund ta them”. Megjithatë ai mbetet nën hetim për ngjarjen.

Këngëtari me origjinë nga Sardenja, pas suksesit në talent shoë si “Amici” triumfoi në Festivalin e Sanremos në vitin 2009, duke shitur ndër vite qindra mijëra disqe.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *