Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka reaguar në llogarinë e tij në Twitter lidhur me protestën e opozitës së bashkuar.
Ai thekson se një efektiv policie është plagosur nga mjetet shpërthyese që kanë hedhur protestuesit.
Ndërsa i bën thirrje kreut të opozitës, Basha, që të ndalojë sumin ndaj Policisë së Shtetit.
“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!.” – shkruan Lleshaj.