Vendosni fjalën kyçe....

“Për ndikimin rus në Shqipëri të flasë kryeministri Rama” – Shefi i NATO-s


Shefi i NATO-s, Stoltenberg, ka theksuar se ia lë në dorë kryeministrit Rama të flasë për ndikimin e mundshëm rus në Shqipëri. Ai e bëri deklaratën  gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin pas takimit.

“Iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë në dialog. Ne kemi parë përpjekje të Rusisë për t’u përfshirë në proceset tona të ndryshme dhe në vendet aleate të NATO-s. Për vendin tuaj do t’ia lija kryeministrit.” – tha Stoltenberg.

Më tej ai deklaroi se Shqipëria është një anëtare e vyer e aleancës ndërsa theksoi se dhuna bie ndesh me parime demokratike dhe u bëri thirrje palëve politike që të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe me vetëpërmbajtje dhe t’i zgjidhin probleme me anë të dialogut.

“Që nga momenti që hytë në NATO, Shqipëria ka qenë një anëtare shumë e vyer. Dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën në një aksident tragjik. Në demokraci do ketë gjithmonë debate, por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është absolutisht e papranueshme. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëpërmbajtje. Konsensus për të zgjidhur çdo diferencë përmes dialogut. Kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për popullin e Shqipërisë dhe gjithë rajonin.” – shtoi ai Stoltenberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *