Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me plagosjen e të riut para parlamentit.
Në një njoftim zyrtar për mediat, thuhet se i riu 29 vjeç me iniciale E.B., është plagosur me mjete piroteknike dhe pas mjekimit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Reagimi i Ministrisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.
Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.
Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike.
Aktualisht 29-vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.