Një nga kandidatet demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 është ndërprerë nga një protestues gjatë një eventi.
Sikurse shkruan “BBC“, senatorja Kamala Harris ishte duke iu përgjigjur një pyetjeje për barazinë në paga, kur një burrë erdhi dhe i mori mikrofonin nga dora.
Organizatorët e takimit ku ajo po fliste në Kaliforni, kanë kërkuar falje. Protestuesi është identifikuar si një aktivist 24-vjeçar për të drejtat e kafshëve me emrin Aidan Cook.
Kur mori mikrofonin nga duart e Harris, protestuesi tha se donte vëmendjen e saj për një “ide shumë më të madhe” sesa ajo çfarë po fliste senatorja. Por mikrofoni iu fik dhe asgjë nga fjalët e tij nuk dëgjoheshin.
Bashkëshortin i senatores u pa duke ndihmuar punonjësit e sigurisë në largimin e të riut nga skena.
Kamala Harris është një nga gjashtë gratë që kanë shpallur kandidaturën e tyre deri më tani.
Presidential candidate Kamala Harris was speaking at the MoveOn forum in San Francisco when an animal rights activist rushed the stage and grabbed the microphone away from her. https://t.co/N6jWdHeiAw pic.twitter.com/xLMuXJBm30
— ABC News (@ABC) June 2, 2019