Vendosni fjalën kyçe....

“Qytetarët më të motivuar se kurrë për të vijuar protestën, zgjedhjet e lira rruga e vetme” – Luan Rama


Zv.kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar nga protesta se ajo që po bëjnë qytetarët është ushtrim i demokracisë dhe se proitesta është Shqipëria e vërtetë. Ai tha se protesta ishte një mesazh edhe për sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.

Ai tha se qytetarët nuk do tërhiqen deri në fund dhe se janë më të motivuar se kurrë për ta vijuar protestën.

“Qytetarët jo vetëm që nuk do të terhiqen, por janë më të motivuar se kurrë te vazhdojnë protestën, revoltën e tyre derisa të gjithë të kuptojnë që jo arroganca, po rruga e arsyes dhe e zgjidhjes që të kthejë legjitimitetin e zgjedhjeve është rruga e vetme neper të cilën duhet të kalojë Shqipëria.” – tha Rama.

Më tej ai shtoi se është e pafalshme që një vend i NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Europian të mos ketë Gjykatë Kushtetuese dhe të jetë nën një zgjedhë kriminale, si qeverisja e Edi Ramës.

“Më vjen shumë mirë që protesta rastisi të zhvillohet në të njëjtën ditë kur në Shqipëria gjendet për vizitë Sekretari i Përgjithshëm  i NATOS i cili duhet të kuptojë që kjo është revolta e qytetarëve shqiptarë kundër një kaste e cila në mënyrë kriminale ka shpërdoruar besimin e qytetarëve dhe e ka tjetërsuar vullnetin e qytetarëve  jo në vullnet të tyre për mirëqeverisje por në vullnet të grupeve kriminale për t’i shërbyer atyre. NATO para së gjithash është një organizatë politike dhe si e tillë funksionimi i shtetit të së drejtës, funksionimi i demokracisë, ndarja e pushteteve dhe balancimi i tyre, respektimi i Kushtetutës, janë kritere të rëndësishme të cilat duhet që edhe Shqipëria t’i jetësojë dhe t’i bëjë të vetat. Është absurde. Është e pafalshme që një vend anëtar i NATO-s sot është një vend që qeveriset nga një bandë kriminale e para dhe e dyta është një vend anëtar i NATO-s që nuk ka Gjykatë të Lartë, që nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Pra pushtetin e drejtësisë e ka jashtë sistemit, ndërkohë që edhe ai ligjvënës edhe ekzekutivi janë gjithashtu në legjitimitet. Prandaj qytetarët janë në shesh, për të vendosur legjitimitetin e funksionimit të demokracisë.” – mbylli Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *