Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Zgjedhjet janë demokratike dhe pa opozitën


Kryeministri Edi Rama ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për të vazhduar me zgjedhjet e 30 qershorit, me dhe pa opozitën.

Në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Rama tha se zgjedhjet janë demokratike edhe kur opozita nuk pranon të hyjë në zgjedhje.

“Dhe e fundit që kam është: Kjo nuk është shfaqje e një shetësimi të madh popullor. Është një inskenim politik dhe nuk ka shans të shtrihet përtej kufijte të skenës politike. Ne do t’i zhvillojmë zgjedhjet si një proces i patjetërsueshëm demokratik. 

Nëse opozita ose cilado parti politike e opozitës, pengohet qëllimisht ose ligjërisht të hyjë në zgjedhje, zgjedhjet nuk janë demokratike, por nëse dikush nuk preferon dhe vendos të mos hyjë në zgjedhje, kjo nuk i bën zgjedhjet jodemokratike. Është koha të marrë fund një histori shum= e zgjatur tekash politike në raport me procesin demokratik.

Edhe njëherë dua ta falenderoj Sekretarin e Përgjithshëm dhe siç e kam siguruar edhe gjatë bisedës, dua ta siguroj se të gjithë angazhimet tona në raport me Aleancën, janë angazhime që i qëndrojmë një më një dhe do i qëndrojmë deri në fund. Edhe në këtë proces artificialisht të organizuar, Shqipëria si një vend i NATO-s nuk do cënojë as imazhin e vet dhe as qetësinë e Aleancës Euro-Atlantike.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *