Partia Demokratike ka njoftuar se për protestën e sotme para kryeministrisë kanë mbërritur nga rrethet më shumë se 65 mijë qytetarë. Sipas selisë blu, protesta e sotme pritet të jetë edhe më masive se ajo e para një jave.
Basha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale para nisjes së protestës ku thekson se situata e krijuar nuk mund të durohet më dhe se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e qeverisë Rama dhe vendosjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ai ka zhviluar disa takime në Fier, Kurbin, Elbasan e Tiranë ditët e fundit ku ka shpalosur planin dhe ofertën e PD-së për qytetarët, sapo ajo të vijë në pushtet.
Lista me qytetarët që pritet të vijnë nga rrethet
Qarku Durrës – 9850 qytetarë
Qarku Kukës – 4100 qytetarë
Qarku Shkodër – 9600 qytetarë
Qarku Dibër – 3550 qytetarë
Qarku Lezhë – 7400 qytetarë
Qarku Korçë – 4600 qytetarë
Qarku Berat – 3050 qytetarë
Qarku Fier – 5800 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2400 qytetarë
Qarku Elbasan – 8200 qytetarë
Qarku Vlorë – 5250 qytetarë