Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Mosmarrëveshjet janë pjesë e demokracicë, dhuna e papranueshme


Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, siç ishte planifikuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka dalë në një konferencë për mediat.

I pyetur nga gazetarët për krizën politike në Shqipëri, Stoltenberg u bëri thirrje aktorëve politikë të dialogojnë, ndërsa dënoi ashpër dhunën në protesta.

“Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është e papranueshme prandaj u bëj thirrje aktorëve politike që të sillen me vetëpërmbajtje dhe të kërkojnë konsensus për të vazhduar rrugën tuaj të integrimit dhe për të zgjidhur cdo diferencë politike.  Për shkak se kjo kontribuon për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe rajonin.”, tha shefi i NATO-s.

Mes të tjerash, Stoltenberg shtoi se “Mosmarrëveshjet politike janë pjesë e demokracisë, kjo nuk është një shenjë dobësie, është një shenjë force. Ajo që është e papranueshme është përdorimi i dhunës dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike. çdo mosmarrëveshje duhet zgjidhur përmes dialogut politik.

Zgjedhjet janë padyshim një pjesë themelore e procesit demokratik, prandaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin pjesë dhe kontribuojnë në dialog dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe jo duke i minuar institucionet demokratike.”, tha Stoltenberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *