Vendosni fjalën kyçe....

Sheshi në Paris do të marrë emrin e Lady Diana-s


Një shesh në Paris do të marrë emrin e princeshës së Uellsit Diana, për shkak të aksidentit që i mori asaj jetën rreth 22 vjet më parë.

Mirror” shkruan se ky vendim tashmë është miratuar nga zyrtarët në kryeqytetin francez dhe tani është vendosur të ratifikohet në një mbledhje të këshillit bashkiak më 11 qershor.

“Është një testament se sa Parisi e donte Lady Diana”, tha një burim i këshillit të Parisit për gazetën.

Titulli i saj zyrtar kur vdiq ishte “Diana, Princesha e Uellsit” dhe kjo do të pasqyrohet në emrin e ri të sheshit.

Bëhet fjalë për sheshin që ndodhet mbi nënkalimin, ku Diana përjetoi aksidentin fatal që i mori jetën më 31 gusht 1997.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *