Mijëra qytetarë vijojnë të qëndrojnë para parlamentit.
“Me thirrjet Rama ik!, E duam Shqipërinë si gjithë Europa dhe S’ka zgjedhje pa opozitën”, ata qëndrojnë para godinës duke hedhur tymuese e fishekzjarre.
Mes tyre është kreu i PD-së, Basha dhe ish-deputetët demokratë dhe ata të LSI-së. Në hyrje të godinës së parlamentit qëndrojnë qindra forca policie dhe të FNSH-së, si në çdo protestë tjetër.
Ndërkohë raportohet se një operator është plagosur në këmbë nga sendet e hedhura gjatë protestës.