Një i ri është shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese në Peqin. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Çelhakaj ku një sasi e konsiderueshme parash është vjedhur në banesën e shtetasit me inicialet I.B.
“Në fshatin Çelhakaj, të Peqinit dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I.B., ku ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Vijon puna intensive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim”, njofton policia.
Në njoftim thuhet se pas disa orësh nga vjedhja, përmes analizimit të pamjeve filmike e provave të tjera të grumbulluara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e 24 vjeçarit me iniciale D.T.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.